Art & Kulturë

Pionier

Pionieri është dikush që nuk ka frikë të marrë iniciativa të reja ose të provojë diçka të re në të gjitha fushat e jetës. Gjithashtu një iniciator, një sfidues dhe një leader që krijon diçka, qoftë kjo një iniciativë, një biznes apo kompani. Siç e përmenda më sipër, mund të jetë një sipërmarrës i ri që fillon një biznes të ri ose një inxhinier që përdor një qasje të re për të zgjidhur një problem.

Një pionier lokal është një lider lokal që dëshiron të provojë zgjidhje të reja për çështjet apo problematikat sociale ose të biznesit duke përdorur teknologjinë e informacionit ose metoda të tjera inovative.

Duke qenë i përfshirë me startapet çdo ditë, je duke punuar me pionierë që vijnë me ide dhe solucione të reja të problematikave të ndryshme. Një nga startupet me të cilët po punoj, po mundohet të eliminojnë rradhët e gjata nëpër bankat e nivelit të dytë ose nëpër zyrat e gjendjes civile ose bashkiake. Një rast tjetër interesant është një startap që do t’i përcjellë konsumatorit çmimet më të mira për produkte dhe shërbime te caktuara si dhe të ndihmojë bizneset të jenë më efikase në vetëmanaxhim.
– Erkens Gjini

Erkens Gjini mban rolin e Manaxherit të zhvillimit të biznesit te OFICINA, një akselerator biznesi në Tiranë. Ai sjell një eksperiencë 8 vjeçare në Wealth Management dhe Personal Financial Planning nga Toronto, Canada. Karierën e ka filluar në 2007 si “Financial Service Representative” në TD Canada Trust, Toronto. Në 2008 ka kaluar në pozicionin “Senior Investment Representative High Value Segment” dhe eksperienca e tij në mënyrë graduale ka ardhur duke u rritur dhe u zhvilluar në produkte të avancuara investimesh si Mutual Funds, Derivative, Bonds, Equities etc. Gjithashtu, ka mbaruar studimet e larta në Royal Roads University, Victoria, British Columbia në fushën e Entrepreneurial Management.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).