Art & Kulturë

Salla operistike në Meksikë merr emrin e Placido Domingos, në koncertin gala edhe tenori shqiptar Ramë Lahaj

Është inauguruar salla 1 e Shtëpisë Operistike në Meksikë, ku në koncertin gala, bashkë me tenorin e famshëm Placido Domingo, janë ngjitur në skenë edhe finalistë të Operalias, ku i pranishëm ishte edhe tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj.

Një paraqitje të shkëlqyer kanë prezantuar këta artistë para audiencës në Meksikë, dhe Meksika, për të falënderuar tenorin e madh me famë botërore Placido Domingon, e ka emërtuar sallen e operas me emrin e Placido Domingos.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).