Diskutim: Gazetaria cilësore versus „Fake news“
3.11.2017, ora 18:00, Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit, Universiteti i Tiranës
Hyrja e lirë!
Si ruhen standardet e gazetarisë në kohën e “Fake News”, populizmit në rritje dhe ekstremizmit fetar? Si i është përshtatur Deutsche Welle përhapjes së shpejtë të formave të pasqyrimit gazetaresk në internet?
Në kuadër të 25-vjetorit të themelimit të programit në shqip të Deutsche Welle-s, ajo fton në Tiranë gazetarë dhe ekspertë për të diskutuar rreth sfidave me të cilat po përballet sot një gazetari moderne dhe profesionale.
Deutsche Welle (DW), transmetuesi ndërkombëtar publik i Gjermanisë, përcjell me pavarësi gazetareske një tablo të plotë të Gjermanisë, paraqet ngjarje dhe zhvillime, duke kapur këndvështrimet gjermane por dhe të të tjerëve. Këtë detyrë ligjore DW-ja e plotëson në formë multimediale me një ofertë informacioni të gjerë dhe të besueshme në 30 gjuhë, duke përfshirë gjuhën shqipe.