Art & Kulturë

Konferencë Shkencore Kombëtare: Totalitarizmi – Rasti i Shqipërisë

Qasje Shkencore dhe Kulturore për Totalitarizmin: Rasti i Shqipërisë

PROGRAMI:

DITA E PARË, 27 tetor 2017, Fakulteti i Shkencave Sociale, salla 011

09.00-09.30 Hapja dhe fjala përshëndetëse

Prof.Dr. Edmond Rapti (Dekan i FSHS)

9.30- 11.30 Seanca e parë: Politika, ideologjia dhe kujtesa
Moderator: Klejd Këlliçi (Universiteti i Tiranës)

“Ndryshimet pas diktaturës nga këndvështrimi i të prekurve”
– Blerina Këllezi (Nottingham Trent University),
– Aurora Guxholli (Nottingham Trent University),
– Clifford Stevenson (Nottingham Trent University)

“Inteligjenca shqiptare në tehun e Luftës së Ftohtë”
– Agron Alibali (University of Massachusetts, Boston)

“Kulti i individit: Mbreti Zog dhe Enver Hoxha”
– Artan Puto (Universiteti i Tiranës)

“Praktikat e përkujtesës së ndërmjetësuara nga institute të kujtesës historike: Krahasim i trajektoreve të ndryshme mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë”
– Sokol Lleshi (Universiteti Europian i Tiranës)

11.30-12.00 Pushim kafeje në hollin e fakultetit

12.00-14.00 Seanca e dytë: Politikat e zhvillimeve shoqërore
Moderatore: Blerina Këllezi (Nottingham Trent University)

“Shoqja N. po le punën!!!: Revista Shqiptarja e Re si medium emancipimi”
– Ermira Danaj (Université de Neuchatel),
– Klejd Këlliçi (Universiteti i Tiranës)

“Aspekte të ligjshmërisë socialiste në krizë”
– Arjan Shahini (Technische Universität Berlin)

“Liminaliteti, magjepsja dhe moderniteti i planifikuar: Disa linja teorike mbi komunizmin dhe shoqëria shqiptare”
– Olsi Lelaj (Qendra e Studimeve Albanologjike)

“Dinamika e zhvillimeve demografike në Shqipëri, 1960-1980”
– Çelo Hoxha (Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit)

“Arsimi profesional në Shqipëri gjatë periudhës socialiste nën ndikimin e ideologjisë marksiste-leniniste”
– Ermira Sela (Universiteti i Tiranës),

DITA E DYTË, 28 tetor 2017, Fakulteti i Shkencave Sociale, salla 011

9.00-11.00 Seanca e tretë: Letërsia dhe artet në komunizëm
Moderator: Andi Pinari (Universiteti i Tiranës)

“Evoluimi i sistemit letrar shqiptar në vitet 45-46”
– Eldon Gjikaj (Universiteti i Tiranës)

“Ndërlikimet metafizike të konceptit zanafillë dhe strukturalitet”
– Gëzim Qendro (Universiteti Polis)

“Lufta e klasave përmes realizmit socialist: Rasti i romaneve me agjenturë”
– Enis Sulstarova (Universiteti i Tiranës)

“Morfologjia e letërsisë së realizimit socialist në Shqipëri”
– Albert Gjoka (Universiteti i Tiranës)

11.00-11.30 Pushim kafeje në hollin e Fakultetit

11.30-13.30 Seanca e katërt: Debatet teorike mbi komunizmin dhe pasojat e tij
Moderator: Alment Muho (Universiteti i Tiranës)

“(De)komunistizimi dhe trajektorja e zhvillimeve gjatë regjimit komunist dhe pas tij: Shqipëria në rrafsh krahasues”
– Lekë Sokoli (Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës)

“Ideja e komunizmit: ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”
– Arlind Qori (Universiteti i Tiranës)

“Papërshtatshmëria e paradigmës totalitare në përpjekjen për të shpjeguar natyrën dhe dinamikën e regjimit stalinist shqiptar në vitet 1960-1965”
– Sofokli Meksi (Universiteti i Tiranës)

13.30-14.30 Mbyllja dhe diskutimi për temën e konferencës së radhës
Moderatorë: Sofokli Meksi, Enis Sulstarova (Universiteti i Tiranës)

Prev Post

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).