Nis edicioni i parë i FemFest, festivali i gruas shqiptare

5-8 Mars, ArTurbina Më datë 5 Mars, FemFest do të nisë programin e aktiviteteve në kuadër të ditës së gruas. Artistë, aktivistë e qytetarë do t’u japin zë problemeve që nuk fliten përmes debatit, ekspozitës, shfaqjes, këngës e sfilatës. Pjesën më të madhe të eventeve të organizuara nga FemFest e zënë shfaqjet teatrale. Të gjitha […]

The Nightlfix shfaq në Destil Creative Hub “Koha e Pelikulës” nga Mevlan Shanaj

3 Mars, 19:00, Destil Creative Hub Sot mbrëma, në orën 19:00, në Destil Creative Hub do të shfaqet “Koha e Pelikulës” nga regjisori Mevlan Shanaj. Dokumentari sjell në ekran jetën dhe karrierën e një prej regjisoreve më të spikatura në historinë e kinematografisë shqiptare, të ndjerës Xhanfize Keko. “Koha e Pelikulës” do të shfaqet pa […]

“Unë jam vetë grua” ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental

7 Mars, 20:00, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli Në kuadër të FemFest, më datë 7 mars, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të ngjitet vepra “Unë jam vetë grua.” Aktori Adrian Morina do të luajë plot 30 role përgjatë 50 minutave shfaqje nën regjinë e Kushtrim Koliqit. Doug Wright, skenaristi, fitoi çmimin […]

Dokumentari “Vjosa e Egër” shfaqet në Kinema Millenium

23 Shkurt, 18:30, Kinema Millenium EcoAlbania do të shfaqë në Kinema Millenium pasditen e 23 shkurtit dokumentarin “Vjosa e Egër,” realizuar nga gazetari Artan Rama. Dokumentari përmbledh përpjekjet e aktivistëve dhe të shkencëtarëve për mbrojtjen e burimeve nga projektet e shfrytëzimit agresiv në favor të investitorëve e në dëm të natyrës dhe të komuniteteve që […]

IMDC shfaq dokumentarin “Kur nëna shkonte herët në punë – Gruaja në ish-Gjermaninë Lindore”

22 Shkurt, 16:30, Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë Pasditen e 22 shkurtit, në Zyrat e Këshillit të Europës në Tiranë do të shfaqet dokumentari “Kur nëna shkonte herët në punë – Gruaja në ish-Gjermaninë Lindore.” Barazia e grave shpesh paraqitej si një shembull kryesor i politikës së suksesshme të grave. Por si jetonin […]

Berk çel ekspozitën “Të paçliruara: Gratë midis prodhimit dhe riprodhimit”

22 Shkurt, 17:00, Berk, Rr. Him Kolli Nesër (22 shkurt 2022), në ambientet e Berk do të hapet ekspozita “Të paçliruara: Gratë midis prodhimit dhe riprodhimit.” Nëpërmjet evidentimit të një sërë temash kyçe, kjo ekspozitë synon të theksojë mungesën e qasjes çliruese feministe ndaj gruas kundrejt retorikës zyrtare të manipulimit të emancipimit të gruas. Eventi […]

Shtëpia me Gjethe hap ekspozitën “Lulet e ftohta të shkurtit”

18 Shkurt, 11:00, Shtëpia me Gjethe Muzeu Kombëtar i Përgjimeve, i njohur edhe si Shtëpia me Gjethe do të çelë nesër ekspozitën “Lulet e ftohta të shkurtit,” realizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Ekspozita përbëhet nga dokuemente që japin një pasqyrim të ngjarjeve kryesore politike dhe sociale të viteve ’90-’91 që sollën erën e […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).