Art & Kulturë

Dokumentari “Vjosa e Egër” shfaqet në Kinema Millenium

23 Shkurt, 18:30, Kinema Millenium

EcoAlbania do të shfaqë në Kinema Millenium pasditen e 23 shkurtit dokumentarin “Vjosa e Egër,” realizuar nga gazetari Artan Rama.

Dokumentari përmbledh përpjekjet e aktivistëve dhe të shkencëtarëve për mbrojtjen e burimeve nga projektet e shfrytëzimit agresiv në favor të investitorëve e në dëm të natyrës dhe të komuniteteve që jetojnë pranë këtyre burimeve.

Hyrja do të jetë e lirë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).