5-8 Mars, ArTurbina
Më datë 5 Mars, FemFest do të nisë programin e aktiviteteve në kuadër të ditës së gruas. Artistë, aktivistë e qytetarë do t’u japin zë problemeve që nuk fliten përmes debatit, ekspozitës, shfaqjes, këngës e sfilatës. Pjesën më të madhe të eventeve të organizuara nga FemFest e zënë shfaqjet teatrale.
Të gjitha shfaqjet do të mbahen në sallat e ArTurbinës në datat e mëposhtme.
5 Mars: “Trupi im i mirë” me regji nga Altin Basha
6 Mars: “Vdis duke qeshur” me regji nga Ilir Bokshi
7 Mars: “Burka e Medeas” me regji nga Ema Andrea
7 Mars: “Unë jam vetë grua” me regji nga Kushtrim Koliqi
8 Mars: Rrëfimet tona” me regji nga Driada Dervishi
Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për katër bursa studimi për studentet më të mira të Universitetit të Artit.