22 Shkurt, 16:30, Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë
Pasditen e 22 shkurtit, në Zyrat e Këshillit të Europës në Tiranë do të shfaqet dokumentari “Kur nëna shkonte herët në punë – Gruaja në ish-Gjermaninë Lindore.”
Barazia e grave shpesh paraqitej si një shembull kryesor i politikës së suksesshme të grave. Por si jetonin në të vërtetë gratë në Republikën Demokratike Gjermane? A ishin vërtet të barabartë – apo kjo ishte thjesht në letër?
Të pranishëm në event do të jenë Petere Zingraf, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri – i cili do të mbajë një fjalim përshëndetës para shfaqjes së dokumentarit – Anna Kaminsky, Drejtore e Bundesstiftung Zur Aufarbeitung, Flutura Açka, shkrimtare dhe deputete dhe Nevila Nika, pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës
Elsa Ballauri, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Drejtore e “Muzeut të Gruas, moderon bisedën në panel mes Kaminsky, Açka dhe Nika.
Eventi nis në orën 16:30.