Këngëtarja spanjolle, koncert në Tiranë

Bashkia e Tiranës njofton ardhjen në kryeqytet të Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle. “Muzikë ndryshe, atmosferë ndryshe! Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle do të ndriçojë mbrëmjen tuaj me zërin e saj mahnitës më 14 shtator te Amfiteatri, ora 20:00. Merr miqtë dhe eja argëtohu nën ritmin e muzikës spanjolle!”, njofton Bashkia e Tiranës. […]

Muzika baroke ndëthuret me trashëgiminë kulturore në muzeun Etnografik të Beratit

Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” i cili i kushtohet tërësisht repertorit barok rikthehet në edicionin e 6-të në oborrin e muzeut Etnografik në Berat. Koncerti “Vox Baroque” vjen për publikun beratas në datat 6 – 15 korrik me repertor tërësisht të kompozitorëve më përfaqësues të barokut europian, luajtur me instrument origjinalë të kohës […]

Corde Oblique

Corde Oblique, grupi i njohur italian koncert në Vlorë

Vlorë, 1 qershor/ATSH-Harilla Koçi/ – Grupi i njohur muzikor italian Corde Oblique, ishte i pranishëm të premten në mbrëmje në Vlorë me një koncert në sallën e Teatrit “Petro Marko”, të këtij qyteti në kuadër të Festës së Republikës së Italisë. Kjo mbrëmje e veçantë, e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, […]

La Sylphide

Baleti “La Sylphide”. Shfaqja me 30 balerinët e rinj, të shkollës së Tiranës

Gjithçka do të shohim është magjia dhe eleganca e fluturimit të zanës së ajrit, në La Sylphide. Bukuroshja që përpiqet të tërheqë gjithmonë vëmendjen e James, interpretohet nga tre solistet Ledia Sulaj, Adela Mucollari dhe Odeta Dishnica. “Do të thoja që është një rol mjaft delikat. Është për një balerinë klasike që ka disa specifika […]

Ritfolk

Ritfolk Ribashkim me daten 8 Qershor

Ritfolk është një emër që natyrshëm vjen ndërmend kur flitet për muzikën bashkëkohore shqiptare dhe për ato pak gjëra që nxisnin vlerë e shpresë në dekadën e errët të viteve 90. Tekstet dhe muzika e tyre janë një nga dëshmitë më të ndjera dhe autentike të strukturës emocionale, ëndrrave, shpresave e zhgënjimeve të një brezi. […]

Durrësit

Fituese e konkursit në Bienalen e Durrësit/ Pianistja e talentuar Laura Sulaj, dy koncerte në Spanjë

ATSH/- Maturantja durrsake Laura Sulaj ishte këto ditë protagoniste e dy koncerteve në Spanjë. Fituese e konkursit “Yjet e rinj”, që organizohet në kuadër të Bienales “Netët e Muzikës Klasike” çdo dy vjet në Durrës, njëlloj si edhe bashkënxënësit e saj fitues në vitet e kaluara, pianistja e re ishte ftuar nga bashkëshortët Rediana dhe […]

Orkestra “Aleksandër Moisiu

Orkestra “Aleksandër Moisiu” sjell muzikën amerikane për artdashësit durrsakë

TIRANË, 29 maj/ATSH/- Salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mbrëmjen e kaluar ishte mbushur me artdashës të ftuar për të ndjekur një koncert me muzikë të përzgjedhur nga Amerika Latine dhe Amerika e Veriut. Për të tretën herë në pak vite orkestra e dirigjentit Petrika Afezolli sjell një program të veçantë për dëgjuesit durrsakë. […]

pop rock

Duete të muzikës Pop Rock shqiptare

Duetet më të mira të muzikës pop rock shqiptare deri në fund të viteve ‘90-të, do të vijnë me orkestracione të reja, mbrëmjen e 2 qershorit në Amfiteatrin e Tiranës. Repertor i zgjedhur nga Aleksandër Gjoka e Aurela Gaçe, Ledina Çelo e Sabri Fejzullahu, Fitnete Tuda, Parashqevi Simaku, Nertila Koka etj, do të interpretohen nga […]

Finalja e konkursit të këngës franceze nesër tek Teatri Eksperimental. Ja çfarë merr fituesi

Ditën e nesërme më datë 30 mars në orën 14:00 tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Salla Goethe do të jetë finalja e konkursit të këngës franceze. Takimi në Teatrin Eksperimental të Tiranës do të jetë për të marrë pjesë në finalen e madhe të edicionit të 3-të të konkursit të këngës franceze. Kandidatët janë […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).