Ditën e nesërme më datë 30 mars në orën 14:00 tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Salla Goethe do të jetë finalja e konkursit të këngës franceze.
Takimi në Teatrin Eksperimental të Tiranës do të jetë për të marrë pjesë në finalen e madhe të edicionit të 3-të të konkursit të këngës franceze.
Kandidatët janë përzgjedhur më parë nga Aleancat Franceze të Elbasanit, Durrësit, Korçës, Shkodrës dhe Tiranës. Më i/e miri/a do të fitojë një udhëtim në Francë.
Organizuar nga, Rrjeti i Aleancave franceze në Shqipëri, Ambasada e Francës