Art & Kulturë

Corde Oblique

Corde Oblique, grupi i njohur italian koncert në Vlorë

Vlorë, 1 qershor/ATSH-Harilla Koçi/ – Grupi i njohur muzikor italian Corde Oblique, ishte i pranishëm të premten në mbrëmje në Vlorë me një koncert në sallën e Teatrit “Petro Marko”, të këtij qyteti në kuadër të Festës së Republikës së Italisë.

Kjo mbrëmje e veçantë, e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, nisi me një minutë heshtje në nderim të parodistit të njohur vlonjat, Muhamet Liko, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në një nga klinikat e vendit fqinj.

Të pranishmit në sallë, konsullja e Përgjithshme, Luana Mikeli, qytetarë vlonjatë dhe shtetas italianë, mes të cilëve edhe mjaft të rinj e të reja nga Italia që kanë mbërritur në Vlorë në kuadrin e një projekti bashkëpunimi të ndërsjelltë, nderuan kujtimin e artistit të njohur, ndërkohë që, në homazh të veprës dhe jetës së Likos, kompozitori Aulon Naçi, interpretoi në piano pjesë nga vepra e vet “Shi lotësh”.

Për rreth 90 minuta, muzika e këtij grupi krijoi një atmosferë festive në sallë, ku artdashësit e shumtë e shoqëruan performimin e artistëve nga Italia, me duartrokitje të zgjatura.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).