Art & Kulturë

Ritfolk

Ritfolk Ribashkim me daten 8 Qershor

Ritfolk është një emër që natyrshëm vjen ndërmend kur flitet për muzikën bashkëkohore shqiptare dhe për ato pak gjëra që nxisnin vlerë e shpresë në dekadën e errët të viteve 90. Tekstet dhe muzika e tyre janë një nga dëshmitë më të ndjera dhe autentike të strukturës emocionale, ëndrrave, shpresave e zhgënjimeve të një brezi.
Në datë 8 Qershor, mbas gati dy dekadash Ritfolk risjellin repertorin e tyre të plotë në një koncert unik për publikun kryeqytetas në sallën e “Qendrës Kulturore Katedralja Orthodhokse”.
Biletat mund të blihen nëpërmjet EasyPay duke filluar nga data 20 maj.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).