Art & Kulturë

Botohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019”

Shtëpia botuese “Orfeu” nga Prishtina ka njoftuar se sapo është botuar monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” nga doajeni i gazetarisë kosovare, Azem Brovina, përcjellë KultPlus.

Projekti shumëvjeçar i Brovinës për ta përmbledhur brenda një libri historinë njëshekullore të futbollit kosovar, sublimon përpjekjen hulumtuese shumëvjeçare të autorit (Azem Brovina), si profesionist i disiplinuar dhe rigoroz në fushën e gazetarisë sportive.

Ky libër për shumë arsye është i veçantë, sepse është i shkruar mjeshtërisht, i argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave, dhe si i tillë i tejkalon kornizat e një historie sporti. Monografia e Brovinës, në fakt është historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë, e cila, si e tillë, ka qenë hallkë e munguar e kronikës njëshekullore të Kosovës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).