Art & Kulturë

Promovimi i librit “Ndonjëherë Qëndrojnë Përgjithmonë”

Pas përmbledhjeve “Fytyra tjetër e natës” (2003) dhe “Libri i bardhë” (2011), vjen kjo përmbledhje të re me tregime “Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë”. Përmes fantastikes, misterit dhe tmerrit, që gjarpëron në çdo tregim të tij, kjo përmbledhje prek tema të njohura, por njëkohësisht zbulon edhe territore te reja, të pashkelura më parë nga një autor shqiptar.

Çdonjëri prej tregimeve është një univers më vete, një përhumbje e re, e panjohur dhe e frikshme, brenda një realiteti të ndërtuar buzë ankthesh, ku marrin formë turbullimet, impulset dhe çmenduritë që popullojnë botën brenda dhe jashtë secilit prej nesh.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).