Alket Islami njofton eventin e promovimit të albumin tim ‘Albanian Alps From the Air’, date 10 Shkurt, ora 18.00, tek Bookstore Adrion, Tiranë.
Në vijim të 5 albumeve të realizuara deri tani, ky është botimi i parë kushtuar Alpeve Lindore të Shqipërisë nga Alket Islami.
Ky botim mishëron përpjekjen e nje pune disa vjeçare të fotografimit nga ajri, me deshirën e madhe për të treguar madhështinë e Alpeve tona.
Në këtë album do të shihni pamjet alpine 2000-2600 metra të larta, pamje të veçanta dhe rrallëherë të kapura nga aparati fotografik. Kemi kapërcyer sfida të jashtëzakonshme artistike dhe fizike për të sjellë me sukses të gjithë magjinë e tyre. Kemi fotografuar çdo cep të Alpeve gjatë motit të ngrohtë dhe gjatë ditëve gri dhe tejet te ftohta.
Por asnjeherë nuk mund të kuptohet plotësisht madhështia e Alpeve Shqiptare pa kuptuar madhështinë e miteve të tyre dhe bukurinë e shpirtit të malësorve të cilëve u jam mirënjohës për mikpritjen. Miq të mirë nga këto zona do të jenë të pranishëm në ditën e promovimit në Tiranë.