Në ambientet e jashtme të Akademisë së Shkencave është promovuar libri studimor i akademikëve Anastas Angjeli dhe Adrian Civi “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”.
Në fjalën e tij, Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi tha se çdo përurim (promovim) libri përbën një ngjarje të veçantë, një sfidë të këndshme si për autorët edhe për lexuesit e studiuesit, të parët presin se si do të përcillet vepra e tyre, të dytët, kureshtar të shohin kontributet e reja të autorëve.