Promovohet libri: Diagnostikimi Bashkëkohor i Sëmundjeve të Brendshme

Botimet Toena dhe Fakulteti i Mjekësisë (Shërbimi Universitar i Sëmundjeve të Brendshme) organizojnë promovimin e librit me titull: “Diagnostikimi Bashkëkohor i Sëmundjeve të Brendshme”. Promovimi do të zhvillohet të mërkurën në orën 11:00 më 24 prill në sallën “William A. Johnson”, Fakulteti i Mjekësisë, UMT. Autorë të librit janë: Llambi Konomi & Anna-Maria Konomi.

Barakat fiton ”Booker”-in arab

Çmimi ndërkombëtar për shkrimtarët arabë për letërsinë ”fiction” nga fondacioni ”Booker” iu dorëzua libanezes Hoda Barakat për romanin e saj “Courrier de nuit”. Fituesja e çmimit do të shpërblehet me 50 000 dollarë dhe gjashtë autorët e tjerë të përzgjedhur që morën pjesë në garë do të marrin secili 10 000 dollarë. Çmimi i edicionit […]

Kineasti dhe Shkrimtari Dhimitër Anagnosti prezanton librin “Ulliri, pema e dhimbjes”

Botimet Toena organizojnë pasditen e sotme një takim për prezantimin e librit :Ulliri, Pema e Dhimbjes” nga Dhimitër Anagnosti. Në këtë promovim do të marrë pjesë edhe aktorja Roza Anagnosti. Takimi do të zhvillohet sot në orën 19:00 tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Libri Kafe e Hidhur

Sytë e mëdhenj dhe të thellë në formë bajameje, fytyra me tipare të rregullta, flokët e dendur ngjyrëgështenjë: bukuria e Marisë është nga ato që e magjepsin atë që hedh sytë mbi të, pikërisht ashtu siç i ndodhi Pietro Salës, që bie në dashuri me të me shikim të parë dhe kërkon dorën e saj […]

Prezantohet romani “Kafe e hidhur”

Shkrimtarja italiane Simonetta Angello Hornby prezantoi në COD romanin “Kafe e hidhur”, një libër i cili pasqyron figurën e femrës italiane në shekullin e 20 përmes një historie dashurie. Prezantimi i romanit “Kafe e hidhur” në gjuhën shqipe, sjell në Tiranë autoren italiane Simonetta Angello Hornby. Në qendër të romanit është një histori dashurie mes […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).