Art & Kulturë

Barakat fiton ”Booker”-in arab

Çmimi ndërkombëtar për shkrimtarët arabë për letërsinë ”fiction” nga fondacioni ”Booker” iu dorëzua libanezes Hoda Barakat për romanin e saj “Courrier de nuit”.

Fituesja e çmimit do të shpërblehet me 50 000 dollarë dhe gjashtë autorët e tjerë të përzgjedhur që morën pjesë në garë do të marrin secili 10 000 dollarë.

Çmimi i edicionit të 12-të të ”Booker”-it arab u shpall gjatë një ceremonie të kryesuar nga një juri kritikësh arabë.

I krijuar në Abu Dabi në 2007, çmimi mbështetet nga fondacioni i ”Booker Prize” në Londër dhe financohet nga Autoriteti i Turizmit dhe i Kulturës së Abu Dabit.

E lindur në Bejrut, Hoda Barakat jeton në Paris dhe ka publikuar disa romane përfshirë ‘”La Pierre du rire”’’ dhe “Mon maître, mon amour”.

”Booker”-i arab shpalli fitues romanin e saj të gjashtë  “Courrier de nuit”,’’ i përkthyer në frëngjisht dhe i publikuar nga ”Actes Sud’’.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).