Art & Kulturë

Libra të rinj për bibliotekën e Fakultetit të Histori-Filologjisë

Biblioteka e fakultetit të Histori-Filologjisë shumë shpejt do të pajiset me libra të rinj.

Në një takim në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pedagogët theksuan sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet libri në Shqipëri.

E pranishme në takim ishte dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Në fjalën e saj mes të tjerave ministrja u shpreh për ura bashkëpunimi me Fakultetin e Histori-Filologjisë.

“Politikat dhe nismat që ne mund të ndërmarrim do të ishin të paplota, nëse nuk i ndajmë me grupet e interesit dhe nëse ju nuk i paraqisni tek ne problemet dhe shqetësimet tuaja.  Shumë shpejt do të pajisim bibliotekën e fakultetit me libra të rinj ”, pohoi ministrja Margariti, në aktivitetin e organizuar nga Fakulteti i Histori-Filologjisë.

Më tej ministrja e Kulturës u shpreh për ngritjen e urave të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve kaq të rëndësishme, që kanë synim të përbashkët edukimin e brezit të ri.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).