Klubi i librit për fëmijë në Tamam shënon takimin e dytë me librin “Legjenda e Robin Hudit”.
Kush nuk ka ëndërruar të jetë harkëtar i zoti si ai, apo njohës i pyllit si ai, apo aq trim dhe i fortë si ai? Kush nuk ka dëshiruar të ketë, si ai, miq e shokë si Xhoni i Vogël, murgu Tak dhe gjithë kaçakët e tjerë të Shervudit? Fama dhe lavdia e Robin Hudit kanë ecur brez pas brezi dhe historia e tij (ose po deshët legjenda e tij) dorë pas dore është pasuruar me ngjarje të reja, sepse çdo brez ka dashur të lerë gjurmën e vet, por edhe të ngjajë me të: rebel, krenar, në luftë për të drejtën në të mirë të të varfërve, kundër mujsharëve. Prandaj Robin Hudi është një hero, që nuk venitet kurrë.