Shkrimtarja italiane Simonetta Angello Hornby prezantoi në COD romanin “Kafe e hidhur”, një libër i cili pasqyron figurën e femrës italiane në shekullin e 20 përmes një historie dashurie.
Prezantimi i romanit “Kafe e hidhur” në gjuhën shqipe, sjell në Tiranë autoren italiane Simonetta Angello Hornby. Në qendër të romanit është një histori dashurie mes një djali të pasur tridhjetë e ca vjeçar dhe të një vajze adoleshente, e cila vinte nga një familje e varfër socialiste, e cila do gjendet midis dy dashurive, atë të burrit dhe atë të “mikut” të saj.
Simonetta Angello Hornby, autorja e shumë bestseller, ka lindur në Palermo të Italisë dhe që nga 1972 jeton në Londër.
Autorja italiane vjen për herë të parë me një histori dashurie që e shtrin kohëzgjatjen në 20 vite takime, ndarje, zhgënjime dhe sërish bashkime.