Do restaurohet banesa e Sali Shijakut në Tiranë

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar sot projektin e restaurimit të banesës së Sali Shijakut, Tiranë. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe strukturorë të banesës. Banesa e ndodhur në Rr. “Vildan Luarasi”, Nr 16, është shembull tipik i banesës tiranase. Ndërtuar në […]

Inovacion në rrugët e Tiranës

Në këtë 100-vjetor të Tiranës kryeqytet, Bashkia ka ndërmarrë një nismë artistike duke ndryshuar sinjalistikën rrugore. Nëpër rrugët e Tiranës, syri të sheh tabela informuese ndryshe nga ato që kemi parë deri më tani, pasi sinjalistika standarde, është zëvendesuar me figura të reja, që këshillojnë qytetarët për hapat që duhet të ndjekin, për të garantuar […]

Foto/ Dajlti me borë

Reshjet e para të dëborës mbuluan malin e Dajtit, duke i dhënë atij një pamje të mrekullueshme. Dy ditët e fundit temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke bërë që pothuajse i gjithë vendi të përfshihet nga ngricat dhe reshjet e dëborës. Dajti është bërë kaq i bukur i veshur me petkun e bardhë të dëborës. Nëse […]

Parku në Prishtinë i mbuluar me dëborë, duket si në përralla

Mbrëmjen e së martës në Prishtinë kanë filluar reshjet e mëdha të borës, pas ditëve me temperatura të larta. Bora ka mbuluar gjithë qytetin, e kryetari i Bashkisë së Prishtinës Shend Ahmeti ka publikuar në Twitter disa fotografi nga parku i Gërmisë. “Parku i Germisë këtë mëngjes. Mushkëritë e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Mos prit për aventura, thjesht bëji!

Drejt Majave me Eco Bicycle Shop! Aventura këtë të shtunë është thjesht dy rrota larg. Natyra e Erzenit , fshati Picallë, malorja e bukur pas lapidarit, janë sfida më e veçantë këtë fundjavë. Muzika e biçikletave, zilet dhe “Queens”-at, do na shoqërojë në çdo pedal drejt majave Biçikletat dhe Udhërrëfimi ofrohen nga Eco Bicycle Shop. […]

Voskopoja shpallet “Ansambël historik urban”

Qeveria vendosi deklarimin pasuri kulturore “Ansambël historik urban” dhe zonës mbrojtëse të tij, të fshatit Voskopojë, sipas koordinatave gjeografike dhe hartës së zonifikimit. Me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave, vendosi deklarimin pasuri kulturore “Zona arkeologjike” në fshatin Voskopojë dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave. Sipas relacionit […]

Te Parku i Liqenit Artificial po shtohet një tjetër hapësirë rekreative

Një tjetër hapësirë dedikuar totalisht qytetarëve të Tiranës do i shtohet Parkut të Liqenit Artificial. Bëhet fjalë për hyrjen verilindore të Parkut të Madh, para Universitetit të Gjeologji-Minierave. Punimet për rikualifikimin e kësaj pjese kanë nisur dhe shumë shpejt të gjithë adhuruesit e natyrës e sidomos fëmijët, do t’i gëzohen kësaj hapësire rekreative, ku do […]

Foto/ Ngrin liqeni i Pukës, shihni si duket

E gjithë sipërfaqja e liqenit në Pukë ka ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta, duke lënë pas një pamje mbreslënëse. Lajmin e ka dhënë Bashkia e Pukës, e cila ka shpërndarë një foto nga liqeni i ngrirë duke porositur prindrit që të mos i lenë fëmijët të hipin mbi sipërfaqen e akullit. “Për shkak […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).