Ja ku do të vendoset shtatorja e Skënderbeut

Ministria e Kulturës i ka dhënë leje komunës së Ulqinit që të vendosë shtatoren e heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut në këtë qytet.

Shtatorja e Skënderbeut që parashihet të vendoset në bulevardin me emrin e njëjtë në Ulqin, do të jetë e gjatësisë 1.5 metra e vendosur në një bazament prej 3.5 metrash.

Afati për vendosjen e shtatores është muaji mars i këtij viti, derisa fondet për ndërtimin e shtatores janë siguruar nga shoqatat “Simon Filipaj“ dhe “Don Gjon Buzuku”.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).