Art & Kulturë

Parku në Prishtinë i mbuluar me dëborë, duket si në përralla

Mbrëmjen e së martës në Prishtinë kanë filluar reshjet e mëdha të borës, pas ditëve me temperatura të larta.

Bora ka mbuluar gjithë qytetin, e kryetari i Bashkisë së Prishtinës Shend Ahmeti ka publikuar në Twitter disa fotografi nga parku i Gërmisë. “Parku i Germisë këtë mëngjes. Mushkëritë e Prishtinës”, ka shkruar ai.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).