Art & Kulturë

Voskopoja shpallet “Ansambël historik urban”

Qeveria vendosi deklarimin pasuri kulturore “Ansambël historik urban” dhe zonës mbrojtëse të tij, të fshatit Voskopojë, sipas koordinatave gjeografike dhe hartës së zonifikimit.

Me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave, vendosi deklarimin pasuri kulturore “Zona arkeologjike” në fshatin Voskopojë dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, ngarkohet ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me propozim të strukturave të specializuara, të përcaktojë zonat mbrojtëse të monumenteve të kulturës, të ndodhura brenda pasurisë kulturore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Voskopojës “Qendër historike” dhe vënien e saj në mbrojtje të shtetit”, të ndryshuar, shfuqizohet.

Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi në hartat kadastrale.

Gjithashtu ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).