Reshjet e para të dëborës mbuluan malin e Dajtit, duke i dhënë atij një pamje të mrekullueshme.
Dy ditët e fundit temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke bërë që pothuajse i gjithë vendi të përfshihet nga ngricat dhe reshjet e dëborës.
Dajti është bërë kaq i bukur i veshur me petkun e bardhë të dëborës. Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë duke u argëtuar me familjarët tuaj, pse jo këtë herë vizitoni Dajtin.
