Thesaret e fshehura të Shqipërisë

Vrapues profesionist nga shumë vende të botës nën logon “Thesaret e fshehura të Shqipërisë” arritën ditën e djeshme në Peshtan. Vrapuesit do të akomodohen në Peshtan në shtëpitë e banorëve dhe nesër do të vazhdojnë rrugëtimin në zemër të Zagories, duke vazhduar më pas në Libohovë Mesopotoam deri në Butrint. Këtë vit në Tepelenë ka […]

Ura e Golikut merret në mbrojtje

Në Urën e Golikut, Pogradec specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, së shpejti fillojnë fazën e parë të restaurimit. Ura e Golikut në rrethin e Pogradecit, një vepër e rrallë inxhinierike, merret në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Shumë shpejt, priten ndërhyrje strukturore dhe disiplinuese për prurjet e ujit që rrezikojnë këtë urë […]

Arti i të mbijetuarve të Holokaustit shfaqet në një ish-kamp nazist

Punime artistike të  të mbijetuarve të Holokaustit do të shfaqen në ish-kampin nazist të Sachsenhausen. Ekspozita do të përfshijë 140 piktura, printime dhe vizatime të krijuara nga ish-të burgosurit e kampeve të përqendrimit. Artistët janë nga Holanda, Austria, Republika Çeke dhe Polonia. ‘’Disa nga veprat u krijuan brenda kampeve, ndërsa të tjerë u krijuan pas […]

5 vjet “KoKo Fest”

“KoKo Fest”, Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë tashmë prej 5 vitesh po i sjell Korçës dhe publikut korçar, veprat më të bukura të komedisë. Tetë ditë të mbushura me emocione dhe të qeshura pafund, që ngjitën në skenë trupa nga Shqipëria dhe të gjithë trevat shqipfolëse. Tetë mbrëmje magjike, që e vërtetuan edhe një herë se […]

Tirana Foto Festival 2018

Tirana Foto Festival është një event vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organization). Ky event do të mbahet në 1-7 nëntor në Tiranë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Qëllimi i Festivalit është të vendosë fokusin në artin e fotografisë përmes konkursit të fotografisë, ekspozitave, seminareve, foto tour etj. Disa ekspozita me […]

Ekspozitë Vetjake, Akuarelist

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes e në nderim të veprës artistike të piktorit Fadil PULLUMBI, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, organizohet Ekspozita vetjake me vepra të përzgjedhura nga koleksioni i autorit. Fadil PULLUMBI është pjesë e brezin të artistëve që studiuan në Akademitë italiane. Në historinë e artit shqiptar, F. Pullumbi është […]

Pas Shkolle

Ky program u vjen ne ndihme te gjithe prinderve te cilet deshirojne te aktivizojne femijet e tyre nga mosha 3-12 vjec ne aktivitete argetuese pas programit akademik. Synon te ndihmojne femijet te kalojne nje pasdite plot argetim dhe me aktivitete krijuese dhe sociale nderkohe qe prinderit e tyre jane ne pune. Ofron asistence ne realizimin […]

Teatri i Prishtinës “Dodona” të shtunën hap sezonin

Teatri “Dodona” i Prishtinës hap sezonin e ri teatror ditën e shtunë duke filluar në ora 12:00 dhe 13:00 ku do të jepet shfaqja për fëmijë “Kësulëkuqja”. Shfaqja është punuar sipas përrallës së Vëllezërve Grim nën regjinë e Melihate Qenës. Kukullat nga Valdet Rama, muzika nga Violeta Rexhepagiqi, piktura nga Musa Kalaveshi, ndërsa luajnë: Roza […]

Unë, Natyra, Qyteti

UN­­Ë NATYRA QYTETI Ju ftojmë në një aktivitet në Natyrë, të organizuar nga Botime Akropoli i Ri në bashkëpunim me EcoVolis. Sepse ndërsa natyra në ciklet e saj të gjalla i shfaq njeriut faqe të ndryshme, ne si pjesë e pandashme saj e pranojmë dhe jetojmë me të në çdo cikel. Prandaj kemi menduar, ndërkohë që […]

Nga Velipoja në Theth, 230 mijë turistë në zonat e mbrojtura të Shkodrës

230 mijë turistë vizitojnë Zonat e Mbrojtura në Qarkun Shkodër këtë sezon turistik. Këtë shifër e konfirmon specialistja e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Age Martini. Shkodra ka disa pika me akses turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit, por më të vizituarat këtë sezon veror kanë qenë Velipoja dhe Thethi. Age Martini thotë se […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).