Art & Kulturë

5 vjet “KoKo Fest”

“KoKo Fest”, Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë tashmë prej 5 vitesh po i sjell Korçës dhe publikut korçar, veprat më të bukura të komedisë.

Tetë ditë të mbushura me emocione dhe të qeshura pafund, që ngjitën në skenë trupa nga Shqipëria dhe të gjithë trevat shqipfolëse.

Tetë mbrëmje magjike, që e vërtetuan edhe një herë se Korça e bukur, është edhe qyteti i artit dhe kulturës.

Bashkia e Korçës falënderoi të gjithë artistët që u bënë pjesë e “KoKo Fest”, jurinë e festivalit, vizitorët e shumtë dhe në veçanti publikun korçar që u bë pjesë e këtij festivali.

“Korça ka për çdo artist, në çdo kohë motive që të frymëzojnë dhe të mbushin shpirtërisht”, u shpreh Margarita Xhepa.

Në përfundim të këtij edicioni, juria e përbërë nga Enver Petrovci, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Adem Karaga, Rajmonda Bulku ndanë çmimet e KoKo FEST:

-Shfaqja më e mirë, “Vetëvrasësi” Teatri i Korçës dhe Teatri Kombëtar
– Regjia më e mirë, Ilir Bokshi
-Aktori më i mirë, Adrian Morina dhe Ylber Bardhi
-Aktorja më e mirë, Elia Zaharia
-Aktori më i mirë joprotagonist, Visjan Ukcenaj
-Aktorja më e mirë joprotagoniste, Monika Lubonja
-Artistja e re, Paola Kodra
-Artisti i ri, Margent Caushi
-Çmimi i karrierës (femër),”Margarita Xhepa, Tinka Kurti
-Çmimi i karrierës (mashkull), Reshat Arbana
-Çmimi KoKo FEST “Nderi i Festivalit”,  Koço Qëndro

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).