Art & Kulturë

Unë, Natyra, Qyteti

UN­­Ë NATYRA QYTETI

Ju ftojmë në një aktivitet në Natyrë, të organizuar nga Botime Akropoli i Ri në bashkëpunim me EcoVolis. Sepse ndërsa natyra në ciklet e saj të gjalla i shfaq njeriut faqe të ndryshme, ne si pjesë e pandashme saj e pranojmë dhe jetojmë me të në çdo cikel. Prandaj kemi menduar, ndërkohë që Vjeshta troket, të organizojmë një aktivitet në natyrë, në datën 20 shtator 2018, në orën 18.30.
Aktiviteti do të organizohet te LibrAria (shtëpiza e xhamit) në brendësi të liqeni artificial të Tiranës.

Fokusi i aktivitetit janë Teste psikologjike dhe Rrotulla e Virtyteve, të cilat do na vënë në ndërveprim me njëri tjetrin për të njohur sa më shumë natyrën njerëzore dhe veten tone … Muzikë Live, e cila na shoqëron sa herë ne mblidhemi me njerëz të tjerë. Dhe në fund një banket i vogël, sepse pa ushqim nuk ka festë.

Kur të gjitha këto bashkë kanë si bazë argëtimin atëherë mund të themi një zëri … Na mirëprit natyrë …

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).