Polifonia shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar “Lauksnos” në Lituani

Grupi folklorik “Bilbili”i Vlorës u duartrokit gjatë në prezantimin e tyre në festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Lauksnos”, në qytetin bregdetar Klaipeda, rreth 300 km larg kryeqytetit Vilnus, Lituani, që po zhvillohet nga 11-14 korrik. Në një nga sheshet kryesore të qytetit të Klaipedas në Lituani, nisi mbrëmjen e djeshme paraqitja e grupeve të ardhura nga dymbëdhjetë […]

Bibliotekat publike, trendi më i ri i qytetarëve të Tiranës

Bibliotekat publike në Tiranë, duket se po kthehen në tendencë për qytetarët e të gjitha grupmoshave. Falë Bashkisë së Tiranës, ato që dikur ishin shndërruar në kafene dhe pika bastesh, brenda mandatit të parë të kryebashkiakut Veliaj i janë rikthyer komunitetit. Brenda tyre gjen studentë, njerëz të profesioneve të ndryshme, deri dhe mësues e pedagogë, […]

Marmelatë rrushi keni provuar? Ja receta

E shijshme për mëngjes, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe shkon shumë me djathrat. Përbërësit: 1 kg rrush 1 mollë e pjekur gjysmë limoni 300 gr sheqer (fakultativ) Përgatitja: Lani mirë rrushin dhe ndajini kokrrat nga bistaku. Ndajini kokrrat përgjysmë dhe hiquni farat, por duke ua lënë lëkurën sepse i jep marmelatës konsistencë dhe shije […]

Nga Parisi për t’u njohur me “Shtëpinë me Gjethe”

Një grup parizienësh “Scout”, që sapo kishin mbaruar gjimnazin, vizituan sot Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Muzeu Kombëtar ”Shtëpia me gjethe” është kthyer tashmë në një atraksion turistik, jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por veçanërisht për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë. Gjatë qershorit, ky muze ka mirëpritur 22% vizitorë më shumë krahasuar […]

Ndahet nga jeta aktorja e njohur Valentina Caci

Aktorja e mirënjohur shqiptare, “Artistja e Merituar” Valentina Caci u nda nga jeta ditën e sotme. Si pjesë e trupës profesioniste të aktorëve të teatrit të Korçës, Caci ka pasur shumëllojshmëri shfaqjesh në drama dhe komedi, duke marrë edhe besimin e regjisorëve për role kryesore. Valentina Caci lindi në qytetin e Korçës më 2 mars […]

Shumë vapë! Ja si të hiqni njollat e djersës nga dysheku

Një dyshek luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë, duke na mbajtur ne (por dhe ëndrrat tona) të shëndetshme. Por njerëzit zakonisht nuk dinë ta pastrojnë atë siç duhet. Çfarë do t’ju duhet: Detergjent rrobash pluhur Ujë të ngrohtë Udhëzime: Përzieni 1/2 lugë gjelle detergjent pluhur me 250 ml ujë të ngrohtë. Shtoni përzierjen […]

Duhet ta mbyllni gjithnjë kapakun e Wc-së. Ja pse

Mbyllja e kapakut të Wc-së është shumë e rëndësishme pas përfundimit të nevojave personale. Për fat të keq, jo të gjithë e bëjnë këtë. Pasi tualeti të jetë pastruar me ujë të bollshëm ju duhet të mbyllni kapakun menjëherë. Kjo pasi bakteret dhe mikroorganizmat patogjenë lëshohen në ajër. Ato mund të futen në flokë, rroba […]

Libër/ Robotët ”shokët” e rinj

Robotët po përgatiten të bëhen ”shokë” të njeriut dhe të ndikojnë në jetën e tij, me revolucionin e katërt industrial që po vjen. Kjo epokë e re është në qendër të librit ”Roboti e noi” (”Robotët dhe ne”) i Maria Chiara Carrozzas, ish-ministrja italiane e Arsimit, e cila jep leksione në biorobotikë në universitetin ”Sant’Anna” […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).