E shijshme për mëngjes, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe shkon shumë me djathrat.
Përbërësit:
- 1 kg rrush
- 1 mollë e pjekur
- gjysmë limoni
- 300 gr sheqer (fakultativ)
Përgatitja:
- Lani mirë rrushin dhe ndajini kokrrat nga bistaku.
- Ndajini kokrrat përgjysmë dhe hiquni farat, por duke ua lënë lëkurën sepse i jep marmelatës konsistencë dhe shije më të pasur.
- Qëroni mollën dhe priteni në copa duke i hequr pjesën e brendshme dhe farat.
- Shtrydhni lëngun e limonit dhe peshoni sheqerin në një tas.
- Shtojini të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe ziejini në zjarr të ëmbël për gati një orë duke i trazuar me një lugë druri herë pas here.
- Pasi të ketë kaluar kjo kohë, kontrolloni trashësinë e marmelatës: duhet të jetë e dendur dhe e trashur.
- Shpërndajeni në kavanozë qelqi të mbyllur hermetikisht.