Art & Kulturë

Pite rrethore të mbushura

Pite të shijshme dhe shumë praktike për tu përgatitur. Hidhini një sy recetës më poshtë….

Për brumin nevojiten:

  • 500 ml ujë të vakët
  • 1 kg miell
  • 1 lugë gjelle kripë

Për mbushjen nevojiten:

  • 350 gram djathë
  • 100 ml kos
  • pak majdanoz

Udhëzime për përgatitjen:

  • Në një tas kombinoni ujin, kripën dhe miellin. E punoni mirë me duar.
  • Tani e ndani brumin në 20 pjesë. I rrumbullakosni mirë dhe i lini të qendrojnë në një vend të ngrohtë përreth 20 minuta.
  • Në një enë veçmas bashkoni kosin, kripën dhe majdanozin.
  • Hapni petët, i mbushni dhe i mbështillni me kujdes.
  • I lyeni sipër me të verdhën e vezës. I vendosni në tavë dhe i lini në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).