festa e amantias

“Festa e Amantias tërheq vëmendjen e turistëve të huaj

Si çdo vit, në stadiumin antik të parkut arkeologjik të Amantias, Vlorë, u zhvillua këtë fundjavë festa e këtij qyteti të lashtë, që tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve vendas, por edhe turistëve të huaj. Në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë dhe kryesia e fshatit Ploçë grupe folklorike dhe artistë të […]

Sazet e jugut ngjiten nesër në Amfiteatrin e Tiranës, ja surprizat për publikun kryeqytetas

Pas premierës së suksesshme në REJA FEST, Saz’iso vjen për të performuar duke na sjellë këngët që tregojnë për gëzimin, dhimbjen, dashurinë, humbjen, heroizmin dhe tragjedinë. Mos mungoni në natën e paharrueshme në Amfiteatrin e Tiranës, më 25 Maj, 20:00! Në këtë skenë do të ngjiten këngëtarët e njohur përmetarë Donika Pecellari, Adriana Thanasi dhe […]

“Shtëpia në udhëkryq”, roman erotik

“Shtëpia në udhëkryq” e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore. Gjatë rrëfimit mjeshtëror, mbushur me […]

Ç’do ndodhë tek Amfiteatri për 1 Qershor

1 Qershori në Shqipëri dhe mbarë botën u kushtohet fëmijëve me aktivitete të larmishme, ndaj Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë organizon festime përgjatë gjithë ditës në Amfiteatrin e Tiranës me koncert nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës. Festimeve iu bashkohet dhe Efi Gjika, vogëlushja e talentuar pjesëmarrëse në Junior Eurovision 2018 […]

Ja kur fillon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave/ Njihuni me programin

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave – Sunshine, do të zhvillohet nga data 25 Maj deri në 1 Qershor në Sheshin Skenderbej dhe në Teatrin Metropol. Ky edicion sjell trupat dinjitoze me traditë ne ketë zhanër si: Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia jo vetëm në Tiranë por edhe në Korçë, Durrës, Kavajë, Elbasan […]

Foto para dhe pas ndërhyrjes/ Restaurohet ikona “Deisis” e vitit 1761

Specialistët e sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës gjatë muajve prill-maj 2019 kanë kryer ndërhyrje të pjesshme restauruese në ikonën “Deisis”, e cila është pjesë e pavijonit të Artit Mesjetar në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërhyrja restauruese u realizua në laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë IMK-së. Ikona “Deisis” është […]

Lucania News24: Tirana, nga një xhungël urbane, në një qytet europian

“Tirana ka jetuar një histori të pabesueshme! E shpallur kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1920, ka njohur një periudhë rilindjeje arkitekturore gjatë influencës së fashizmit, që ka lënë gjurmët më të dukshme në qendër të qytetit dhe në bulevardin qendror që shkon nga qendra deri tek godina e Universitetit të Tiranës. Godina të ndryshme të […]

Bukinist prezanton librin më të mirë me poezi të 2018

Platforma online e librit shqip prezanton fituesin e vendit të parë në kategorinë e poezisë shqipe në Festivalin Kulturor Fije Bari. Autorja Manjola Nasi do ë flasë për vëllimin poetik “Një udhëtim e gjysëm”. A lexohet poezia sot? Ku gjendet poezia shqipe? Po prurjet e reja në lëmin e poezisë? Një bisedë me Dr. Albert […]

Fije Bari–Një elefant elegant, libri më i mirë për fëmijë i 2018

Platforma online e librit shqip, Bukinist.al prezanton fituesin e vendit të parë të letërsisë për fëmijë, botuar gjatë vitit 2018, në mbyllje të votimeve që u bënë online. Autorja Rudina Çupi do të flasë për librin e saj “Një elefant elegant”. Autorja do të flasë me drejtuesin e librarisë online, Dr. Albert Gjoka për librin […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).