Platforma online e librit shqip, Bukinist.al prezanton fituesin e vendit të parë të letërsisë për fëmijë, botuar gjatë vitit 2018, në mbyllje të votimeve që u bënë online. Autorja Rudina Çupi do të flasë për librin e saj “Një elefant elegant”.
Autorja do të flasë me drejtuesin e librarisë online, Dr. Albert Gjoka për librin e saj, komunikimin me lexuesit e vegjël, për gjendjen e letërsisë për fëmijë sot dhe përkthimet e shumta në këtë fushë.
Të gjithë fituesit e çmimeve letrare në kategoritë: Romani shqip, romani i përkthyer, poezia shqipe, libri për fëmijë, libri non-fiction dhe zhvillimi personal i gjeni tek linku: https://bukinist.al/sq/317-cmimet-bukinist-2018