Art & Kulturë

Ja kur fillon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave/ Njihuni me programin

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave – Sunshine, do të zhvillohet nga data 25 Maj deri në 1 Qershor në Sheshin Skenderbej dhe në Teatrin Metropol. Ky edicion sjell trupat dinjitoze me traditë ne ketë zhanër si: Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia jo vetëm në Tiranë por edhe në Korçë, Durrës, Kavajë, Elbasan dhe Shkodër. Në këtë festival, Shqipëria do të perfaqesohet nga Teatri Metropol me dy shfaqje.
Performancat e këtyre shteteve, shumë të ndryshme si nga permbajtja ashtu edhe nga teknikat, do të sjellin në vëndin tonë traditat e tyre specifike në këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm si për publikun ashtu edhe për artistët.

Trupat do të performojnë nga 2 shfaqje, paradite në Teatrin Metropol dhe çdo darkë në Sheshin Skenderbej.

Ne kete edicion do të zhvillohen edhe workshop-e me studentë të Akademisë së Arteve dhe artistë te rinj të cilët do të ndihmojnë në zhvillimin e ketij zhanri artistik.
Në datën 25 Maj ora 19:00, një paradë e jashtëzakonshme me flamuj të shteteve përfaqësuese, maskota, artistë të cirkut, valltarët e Ansamblit Tirana me kostume popullore si dhe qindra fëmijë të cilët do të startojnë një maratonë 7 ditore e cila i dedikohet femijëve.

Një javë e kushtuar teatrit të kukullave dhe fëmijëve.
Jemi të bindur se kjo formë artistike e mahnitshme komunikimi, do të angazhojë pjesmarrjen dhe imagjinatën e çdo grupmoshe.

PROGRAMI:

📍25 Maj, ora 11:00 – Teatri Metropol
Albania
“Where the Mountain Meets the Moon” nga Teatri Metropol
📍25 Maj, ora 20:30 – Sheshi Skënderbej
Mexico
“Caught Between Puppets” nga Teatro Demediado

📍26 Maj, ora 11:00 – Teatri Metropol
Mexico
“Caught Between Puppets” nga Teatro Demediad

📍26 Maj, ora 19:00 – Sheshi Skënderbej
Albania
“Të mirësjellshmit” nga Teatri Metropol
China
📍26 Maj, 20:30 “Charm of Spring” nga Shanghai Theatre Academy

📍27 Maj, ora 10:00 – Teatri Metropol
Poland
“The Ugly Duckling” nga Fondation “Oh, Gustav!

📍27 Maj, ora 20:30 – Sheshi Skënderbej
Italy
“Bravo,Bravissimo!” nga Teatro Verde Roma

📍28 Maj, ora 10:00 – Teatri Metropol
Italy
“Bravo,Bravissimo!” nga Teatro Verde Roma

📍28 Maj, ora 20:00 – Sheshi Skënderbej
Poland
“The Ugly Duckling” nga Fondation “Oh, Gustav!

📍29 Maj, ora 10:00 – Teatri Metropol
England
“My Shadow and Me” nga Drew Colby Shadowgraphy

📍29 Maj, ora 19:00 – Sheshi Skënderbej
Albania
“Të mirësjellshmit” nga Teatri Metropol
England
📍29 Maj, 20:30 “My Shadow and Me” nga Drew Colby Shadowgraphy

📍30 Maj, ora 10:00 – Teatri Metropol
Spain
“The Game of Time” nga David Zuazola

📍30 Maj, 20:30 – Sheshi Skënderbej
Israel
“Spinning A Tail” nga Bait 9

📍31 Maj, 10:00 – Teatri Metropol
Israel
“Spinning A Tail” nga Bait 9

📍31 Maj, ora 20:30 – Sheshi Skënderbej
Spain
“The Game of Time” nga David Zuazola

📍1 Qershor, ora 11:00
Albania
“Të mirësjellshmit” nga Teatri Metropol

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).