Në galerinë e artit FAB që prej 1 shkurtit, është hapur ekspozita me veprat e artistit të njohur Pandi Mele, e titulluar “Një jetë me grafikën”.
Në galerinë e artit FAB që prej 1 shkurtit, është hapur ekspozita me veprat e artistit të njohur Pandi Mele, e titulluar “Një jetë me grafikën”.
Në Galeria Kalo ky sezon i ri i 2018 është çelur me ekspozitën “Brishtësia”, e cila është ekspozita më e fundit nudo që vjen në Shqipëri.
Brilant Milazimi, Ermir Zhinipotoku, Blertë Hashani, Valdrin Thaçi, Arbnor Karaliti, Petrit Maliqi, Arben Elshani, Dardan Murseli, Alban Januzi, Naim Geci, Pajtim Osmanaj e Yll Krasniqi janë dymbëdhjetë artistët nga Kosova që kanë bashkuar frymëzimet e tyre dhe kanë hapur një ekspozitë kolektive në Destil Hostel që prej datës 2 shkurt.
Artistja suedeze Mia Enell ka çelur që prej datës 9 janar në ambientet e COD në kryeministri, ekspozitën “Tani, tani, tani”, një rebus pamor që ngacmon me një thjeshtësi simbolike. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 9 shkurt, nga ora 19:00- 21:00.
Ambasada Austriake dhe Galeria e Artit e Bashkisë Shkodër, kanë çelur të premten më 2 shkurt, ekspozitën fotografike të artistit e antropologut austriak Robert Pichler, kuruar nga Edit Pula, me titullin: “Kthim në Kohë. Shqipëria e Viteve 90-të”.
Të nderuar miq, Galeria FAB ka nderin tju ftoj në hapjen e ekspozitës retrospektive e një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të grafikës shqiptare, Pandi Mele “NJË JETË ME GRAFIKËN”. Hapja: dt. 1shkurt, ora 19.00 Kuratore: Ardian Isufi, Petraq Papa Galeria FAB Kohzgjatja 1- 10 shkurt 2018 Jeni te mirepritur!
Fotografia e shkrepur në Liqenin e Batllavës nga fotografi i ri Kroni Krasniqi është publikuar së fundmi në revistën e njohur Amerikane “The Sun Magazine”. Kjo fotografi e pozicionuar në tokën e thatë të Liqenit të Batllavës pasqyron kohën krizës për ujë. Buzë liqenit shihet barka e cila tashmë në mungesë të ujit ka mbetur […]
Më 23 janar në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita “Frymëmarrje në Gardh” e artistit Mentor Berisha. Kuratori i kësaj ekspozite është profesor Fadil Hysa. “Mentor Berisha është piktor dhe skulptor i brezit të ri të artistëve figurativ të Kosovës i cili kultivon një stil të veçantë pikturimi dhe skulpturimi, që rrallë e ndeshim […]
Ekspozita me titull “Lirinë e gjeta këtu” kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, sot mblodhi shumë vizitorë të cilët më shumë vëmendje shikonin materialet e koleksionit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Kjo ekspozitë prezantoi një kronologji të materialeve për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, duke shfaqur një korpus të përzgjedhur […]
Muzeu Historik Kombëtar në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ditën e mërkurë, datë 17 janar 2018, ora 11.00 çel ekspozitën “MOTI I MADH”. Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar çel ekspozitën me titull “Moti i Madh”. Kjo ekspozitë përmban statute, faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm dhe […]