Art & Kulturë

“Brishtësia”, ekspozita që zhvesh natyrën njerëzore

Në Galeria Kalo ky sezon i ri i 2018 është çelur me ekspozitën “Brishtësia”, e cila është ekspozita më e fundit nudo që vjen në Shqipëri.

Kjo ekspozitë që është hapur më 24 janar, përmban 40 vepra nga 25 artistë shqiptarë, kosovarë e një artiste nga Zvicra. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 11 shkurt, në orarin 18:00-20:00.

Figura njerëzore mbetet në qendër të artit për bukurinë dhe brishtësinë që ka. Aspektet e fshehura të figurës njerëzore bëhet një temë shumë e rëndësihmë për artistët për të eksploruar përgjatë periudhave kohore. Punimet nudiste dhe skulpura shprehin emocione, subjekte dhe fushëpamje të jetesës. Subjektet nudiste nuk janë të kopjuara nga natyra por ata transformohen nga artistët si objekt estetike.

“Ideja lindi shumë thjeshtë, galeria ka pasur ne dispozicion të saj një numër të konsiderueshëm veprash të artistëve, të cilat formonin ciklin e nudove dhe kështu u mor një vendim për të hapur një ekspozitë të tillë. Ekspozita ka për qëllim të shpërndajë mesazhe artistike dhe të prezanojë veprat e artistëve” tha Kristina Dibra, asistente në galerinë Kalo.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).