Ra borë dhe e mbushi vendin. Nga Veriu në Jug, Shqipëria u zbardh nga dëbora. Në rrjetet sociale vetëm borë kemi parë këto ditë. Domosdo, kur bie borë në Tiranë, s’ka si të ndodhë ndryshe. Foto nga qytete të ndryshme nën petkun e dëborës.
Ra borë dhe e mbushi vendin. Nga Veriu në Jug, Shqipëria u zbardh nga dëbora. Në rrjetet sociale vetëm borë kemi parë këto ditë. Domosdo, kur bie borë në Tiranë, s’ka si të ndodhë ndryshe. Foto nga qytete të ndryshme nën petkun e dëborës.
Ylli Xhaferi do të shfaq para artdashësve ekspozitën tij të re të quajtur “Toy Story”, duke sjellë kështu ndikimet e imponuara të tranzicioneve sociale. Yll Xhaferi, i lindur në Prishtinë është student në nivelin master, në fakultetin e arteve të Prishtinës. Medium kryesor ka pikturën, por punon në mediume të ndryshme, duke eksploruar forma të […]
Piktura e famshme dhe një prej kryeveprave të Pablo Picasso, “Gruaja me beretë dhe fustan me kubëza” është bërë pjesë e një ankandi të madh.
Uta Ibrahimi, përfaqëson emrin e gruas së parë shqiptare që u ngjit në majën më të lartë të tokës, në Majën e Everestit, në Himalaje, Nepal. Ajo ditë më parë solli rrugëtimin e saj të kësaj ngjitje përmes fotografive, në ekspozitën “Kujtimet nga Himalajet”, që u hap në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Kurse qytetarët e […]
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, hap ekspozitën “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”. Ekspozita hapet me rastin e 140 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. Me këtë rast shfaqet filmi dokumentar “Nga Nishi tek Molla e Kuqe” dhe intervista […]
Në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita “Komunizmi në epokën e tij”. Për publikun ajo prezanton 25 postera, dokumente dhe mbi 200 foto historike, dhe sipas organizatorëve ekspozita përshkruan ngritjen dhe rënien e lëvizjeve komuniste në shekullin XX. Ekspozita “Komunizmi në epokën e tij” rreket ta shoh këtë regjim në një aspekt më global dhe […]
Ekspozita “Larg dhe afër” ka sjellë në Tiranë 13 artistë nga Lugina e Preshevës , Bujanovci dhe Medvegja, që për herë të parë ekspozojnë veprat e tyre për publikun në galerinë e artit FAB. Krahas larmisë së veprave të ndryshme në këtë ekspozitë ndihen gjurmët, që ka lënë lufta dhe në formë simbolike vjen me […]
Më 16 shkurt 2018, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të hapet ekspozita e parë në kuadër të Programit Artistik të GMK-së për vitin 2018. Viti 2018 fillon me ekspozitën “Retrospektivë,” të piktores së mirënjohur, Alije Vokshi. Piktorja Alije Vokshi është gruaja e parë shqiptare nga Kosova që diplomoi për pikturë. […]
Ambasada Austriake dhe Galeria e Artit e Bashkisë Shkodër dëshirojnë t’ju ftojnë cdo ditë deri me date 17 shkurt 2018, në orën 09:00-15:00, në ekspozitën fotografike të fotografit e antropologut austriak Robert Pichler, kuruar nga Edit Pula : “Kthim në kohë. Shqipëria e Viteve 90-të. Flashback. Albania in the 90s” Ekspozita do të qëndrojë e hapur […]
Fiqiri Kasa, skulptori shqiptar që është në realizim e sipër të monumentit të Skënderbut, në një format tjetër nga ato që jemi mësuar ti shohim deri më tani, ka treguar edhe për periudhën e përurimit të këtij monumenti. Por ai ka treguar edhe për një dëshirë, për realizimin e një monumenti të tillë edhe në […]