Art & Kulturë

Ylli Xhaferi sjell ekspozitën ‘Toy Story’ te ‘Motrat’

Ylli Xhaferi do të shfaq para artdashësve ekspozitën tij të re të quajtur “Toy Story”, duke sjellë kështu ndikimet e imponuara të tranzicioneve sociale.

Yll Xhaferi, i lindur në Prishtinë është student në nivelin master, në fakultetin e arteve të Prishtinës.
Medium kryesor ka pikturën, por punon në mediume të ndryshme, duke eksploruar forma të ndryshme vizuale, me teknika të ndryshme. Është artist aktiv dhe pjesëmarrës në shumë ekspozita, disa personale dhe kolektive.

Shumica e punëve të Yllit trajtojnë ndikimet e imponuara të transicioneve sociale lokale, dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet artit, ironikisht tenton të qëndrojë i distancuar ndaj këtyre ndikimeve dhe të jetë pjesë e një konteksti me të gjerë kulturor. Gjithashtu, kërkon mbi estetiken duke ju referuar idesë së përfaqësimit me një identitet të caktuar kulturor.

Hapja e ekspozitës do të mbahet të enjten më 1 mars, nga ora 19:00 në (Rr. Shaban Polluzha, pas Teatrit Kombëtar të Kosovës). Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 30 mars, nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).