Piktura e famshme dhe një prej kryeveprave të Pablo Picasso, “Gruaja me beretë dhe fustan me kubëza” është bërë pjesë e një ankandi të madh.
Kjo është hera e parë që piktura do të dalë në shitje në një ankand të shtëpisë Sotheby’s më 28 shkurt në Londër. Nga burime të ndryshme, pritet që çmimi i kësaj vepre arti të kapi vlerën e miliona dollarëve.
Gruaja me beretë dhe fustan me kubëza
James Mackie, drejtor i departamentit të artit modern dhe impresionizmit në shtëpinë e ankandeve, e cilësoi këtë pikturë si “kryeveprën më të madhe të vitit 1937, të krijuar në një kohë shumë të rëndësishme të zhvillimit të artistit.
“Mendoj se është njëra prej veprave më të mira të vitit 1937, duke qenë se ishte vit i rëndësishëm i karrierës së Picassos. Ishte viti kur ai krijoi edhe Guernican. E kjo është Marie Therese Walter, muza e tij e artë në vite që do të pasonin. Kjo pikturë është bërë me fuqi të jashtëzakonshme”, është shprehur ai.
Edhe një vepër tjetër e Picassos, “Le Matador”, po ashtu ka dalë në shitje në këtë ankand dhe pritet të shitet deri në 18 milionë funta.

Le Matador