Art & Kulturë

Ekspozitë Fotografike

Ambasada Austriake dhe Galeria e Artit e Bashkisë Shkodër
dëshirojnë t’ju ftojnë cdo ditë deri me date 17 shkurt 2018, në orën 09:00-15:00,
në ekspozitën fotografike të fotografit e antropologut austriak Robert Pichler, kuruar nga Edit Pula :
“Kthim në kohë. Shqipëria e Viteve 90-të.
Flashback. Albania in the 90s”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve Shkodër
nga data 02.02.2018 – 17.02.2018

Ekspozita e Pichler prezanton fotografi nga Shqipëria e Veriut dhe Shkodra në Vitet 90 dhe tematizon fazën e rrëmujshme të tranzicionit në Shqipëri nga komunizmi në demokraci. Kjo ekspozitë lëvizëse, e cila nisi udhëtimin e saj verën e shkuar në Stacionin e Autobusëve të zonës së Veriut në Tiranë, u shfaq për herë të parë në Muzeun Historik të Bajram Currit, do të ndalet dy javë në Shkodër, për të vazhduar rrugëtimin e saj më tej edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).