21 Dhjetor 2021, 11:00 dhe 17:00, Kalaja e Tiranës
Nesër, më datë 21 dhjetor Kalaja e Tiranës feston 3-vjetorin e hapjes për publikun. Eventi i organizuar do të jetë i orientuar drejt fëmijëve me dy performanca në dy orare të ndryshme të ditës.
Në orën 11:00 do të performojnë këmbëgjatët e cirkut, ndërsa në orën 17:00 një grup animatorësh do të argëtojnë të vegjlit.