28, 29, 30 Dhjetor 2021, 18:30, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
Më datë 28, 29 dhe 30 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjitet “Arrëthyesi” i Tchaikovsky-t. Orkestra dhe trupa e baletit do të mbështetet nga nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike.
Të treja shfaqjet nisin në orën 18:30. Biletat shiten pranë sportelit të TKOB në oraret 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 20:00.