14 dhe 15 dhjetor, 19:00, ArTurbina
Më datë 14 dhe 15 dhjetor, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ngjit në skenë dramën “Vagon.” Në të dy netët shfaqja nis në orën 19:00 në ambientet e ArTurbina.
“Vagon” është një dramë filozofike që ka në qendër njerëz të vetmuar në rrethana tranzicioni. Protagonistët që interpretohen nga Nertian Liçaj dhe Altea Alushi ndodhen mbi shina të braktisura, në beteje mbi pronësinë e një vagoni. Fitimtari zbulohet natën e finale të shfaqjes.