Çelësi në bravë kërcet me zhurmë. Dera hapet. E shtyj më shumë. Maçoku kuqalash ndjen erën time prej njeriu. Avitet drejt meje. I ledhatoj veshët. Pa i hequr këpucët futem drejt e në kuzhinë. Marr një gotë uji, e mbush me verë të bardhë që kam në frigorifer. Me siguri ka skaduar, ka kohë aty. […]