Art & Kulturë

‘Kur sunduesit grinden’, shkrimtari Ismail Kadare prezanton në Panairin e Librit botimin e fundit

Shkrimtari Ismail Kadare firmos për lexuesit librin e fundit, “Kur sunduesit grinden” në Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve. Libri ka në qendër marrëdhënien e sunduesit me shkrimtarin. Subjekti ka marrë shkas nga biseda telefonike, një shekull më parë, mes Stalinit dhe Pasternakut.

Një bashkëbisedim telefonik, mes Stalinit dhe Pasternakut, që ka ndodhur gati një shekull më parë vazhdon të interpretohet ende edhe sot në mënyrat më kundërthënëse.

Ky është subjekti që ka shoqëruar shkrimtarin Ismail Kadare. Tashmë romani i tij i ri, “Kur sunduesit grinden” ka përfunduar edhe nga sot është në dorë të lexuesit, që kishte zgjedhur për ta firmosur nga vet autori në Pallatin e Kongreseve. Kadare marrëdhënien e sunduesit me shkrimtarin e konsideron të përhershme

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).