Çelësi në bravë kërcet me zhurmë. Dera hapet. E shtyj më shumë. Maçoku kuqalash ndjen erën time prej njeriu. Avitet drejt meje. I ledhatoj veshët. Pa i hequr këpucët futem drejt e në kuzhinë. Marr një gotë uji, e mbush me verë të bardhë që kam në frigorifer. Me siguri ka skaduar, ka kohë aty. Ulem në divan, shtrij këmbët me këpucë veshur. Marr gotën e ujit mbushur me verë dhe e vë në buzë. Gotë uji. S’kam gotë për verë. Nënqesh dhe rrokullij pijen. Dëgjoj gurgullimën e saj në fytin tim. Maçoku më vështron që prej tapetit të djegur vende – vende nga dridhjet e dorës sime teksa pija cigare. Lëshoj gotën mbi tavolinë. Bosh. Është sërish gotë uji…Nga Xheni Shehaj
Një gotë uji…
Prev Post
Korça e mbuluar nga dëbora