Art & Kulturë

Freiraum, hapësirat e lira

Çfarë janë hapësirat e lira? A ka patur dhe a ka të tilla në Tiranë? Çfarë ndodh dhe çfarë ka ndodhur me këto hapësira? A është liria një mundësi apo një pengesë? Projekti “Freiraum” kërkon përgjigjet në tre drejtime: në fotografi, në muzikë dhe në fjalë.

Anjeza Hoxha është një fotografe në kërkim të lirisë në ndërtesat dhe hapësirat publike të Tiranës. Ndërkohë që këto përplasen me nevojat e tregut fotografja kërkon një dialog mes kohëve dhe brezave i cili mungonte deri më tani. Ekspozita na njeh me vende ku liria ose mungesa e saj është negociuar në mënyra të ndryshme. Kompozitori Fatos Qerimi i përkushtohet temës si muzikant. I frymëzuar nga pyetja nëse liria është një mundësi apo një barrë kompozimi i tij gërsheton elementë tradicionalë të muzikës dhe performohet nga një ansambël i ri prej 13 muzikantësh. Në panel urbanisti Karsten Schulz dhe shkrimtari Arian Leka do të shtrojnë pyetje dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të publikut në formë diskutimi.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).