Në datat 10 deri më 14 dhjetor 2018, rrjeti i Aleancave Franceze në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri, ju propozon një koncert drejtpërsëdrejti ku ndërthuret jazz-i francez me tregimet figurative (bande dessinée). Ky projekt lindi nga takimi mes grupit Hot Club Tirana dhe dy dizenjatorëve, francezit Cédric Fortier dhe shqiptarit David Kryemadhi. Një rast i veçantë për të përjetuar njëherazi krijimin në dy zhanre të cilat gërshetohen mes tyre.
10/12 Tirana – Art Turbina, ora 19:00
11/12 Durrës – Teatri “Aleksandër Moisiu”, ora 18:00
12/12 Shkodër – Liceu artistik “Prenk Jakova”, ora 18:00
13/12 Elbasan – Teatri “Skampa”, ora 18:00
14/12 Korçë – Teatri “Andon Zako Çajupi”, ora 19:00