Për herë të parë, vjen tek Destil Hostel grupi muzikor i rrymës rock “The Black & Vice Social Club”, që do të performojnë live për publikun më 9 shkurt, ora 21:00.
Për herë të parë, vjen tek Destil Hostel grupi muzikor i rrymës rock “The Black & Vice Social Club”, që do të performojnë live për publikun më 9 shkurt, ora 21:00.
Brilant Milazimi, Ermir Zhinipotoku, Blertë Hashani, Valdrin Thaçi, Arbnor Karaliti, Petrit Maliqi, Arben Elshani, Dardan Murseli, Alban Januzi, Naim Geci, Pajtim Osmanaj e Yll Krasniqi janë dymbëdhjetë artistët nga Kosova që kanë bashkuar frymëzimet e tyre dhe kanë hapur një ekspozitë kolektive në Destil Hostel që prej datës 2 shkurt.
Një poemë dashurie që të ngroh shpirtin, “Ndreqje Gabimesh” nga autori Arian Leka, vjen në vigjiljen e festës së Shën Valentinit për të gjithë të dashuruarit, e jo vetëm.
Banorët e një qyteti të vogël algjerian, që gjendet në shkretëtirën e Saharasë, ngelën të mahnitur kur panë ditën e djeshme se bora kishte mbuluar rërën e kuqe.
Artistja suedeze Mia Enell ka çelur që prej datës 9 janar në ambientet e COD në kryeministri, ekspozitën “Tani, tani, tani”, një rebus pamor që ngacmon me një thjeshtësi simbolike. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 9 shkurt, nga ora 19:00- 21:00.
Ambasada Austriake dhe Galeria e Artit e Bashkisë Shkodër, kanë çelur të premten më 2 shkurt, ekspozitën fotografike të artistit e antropologut austriak Robert Pichler, kuruar nga Edit Pula, me titullin: “Kthim në Kohë. Shqipëria e Viteve 90-të”.
Në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar, do të përurohet më 8 shkurt, libri “Principata Shqipëri” nga Karl Thopia.
“Rojat e Taxhit” është një vepër teatrale, që do të rikthehet për publikun kryeqytetas në sallën e Teatrit Kombëtar më 15 shkurt, pas shfaqjes në TKE.
Teatri Metropol sjell në skenë premierën “Një ëngjëll në katin e 11” me regji nga Stefan Çapaliku. Kjo vepër është një komedi urbane, e cila i kalon kufijtë e postmodernes drejt asaj që thirret estetikë e artit bashkëkohor, duke kërkuar kështu edhe një gjuhë teatrore bashkëkohore.
“Turbina” quhet Teatri i ri i Tiranës, i cili do të vijë me një hapësirë të re moderne për artin dhe kulturën skenike, që shumë shpejt do të jetë në dispozicion të artistëve dhe artdashësve kryeqytetas.